Aktualitet

Festat përfunduan! Emigrantët "pushtojnë" Kakavijën, në 24 orë kaluan 8 mijë persona

Mësohet se në vetëm 24 orët e fundit në pikën doganore, Kakavijë kane kaluar rreth 8 mijë persona.

5 Janar 2024, 11:56 Nga N. F
Festat përfunduan! Emigrantët "pushtojnë"
Foto ilustruese

KAKAVIJË- Mijëra shqiptarë pas përfundimit te festave si dhe pushimeve ka nisur të rikthehen në vendet ku jetojnë për t'iu rikthyer rutinës së tyre. Mësohet se në vetëm 24 orët e fundit në pikën doganore, Kakavijë kanë kaluar rreth 8 mijë persona.

Përfaqësues të Policisë Kufitare në Gjirokastër kanë bërë të ditur se ditën e premte udhëtuan në drejtim të Greqisë 5 615 persona dhe 1 769 automjete. Gjithashtu lëvizje ka pasur edhe për te hyrë në Shqipëri ku bëhet me dije se kanë udhëtuar rreth 2 312 persona dhe 639 automjete. 

Policia Kufitare gjithashtu ka njoftuar se në sportelet e kontrollit të dokumentave nuk janë regjistruar radhë pritje ndërsa po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Mësohet se edhe dogana greke ka shtuar sportelet.

kakavije dogane sportele greqi

Sondazh

Poll