Aktualitet

Drogë në xhep gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali, policia i gjen "mall" edhe në banesë

I riu shqiptar u kap në flagrancë me pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.

5 Janar 2024, 12:25 Nga N.F
Drogë në xhep gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari
Foto ilustruese

ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar në qytetin Montevarchi në provincën e Arezzos. I riu shqiptar u kap në flagrancë me pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.

Gjithçka u zbulua nga tentativa e të riut për t'iu shmangur policisë duke ndryshuar rrugë dhe kjo ka sjellë dyshime tek efektivët të cilët e kanë ndjekur.

Pas ndalimit dhe kontrollit atij iu zbulua droga ku më pas u kryen edhe kontrolle në banesën e tij. Edhe në banesë iu gjetën  lëndë narkotike të paketuara gati për shitje së bashku me materialin e përdorur për përgatitjen e dozave.

itali arrestim drogë shqiptar

Sondazh

Poll