Aktualitet

U ekzekutua në burg, trupi i pajetë i Arben Lleshit akoma në morg, asnjë familjar nuk është paraqitur për t'a marrë

Sipas raportimeve të fundit bëhët me dije se deri më tani nuk është paraqitur asnjë i afërm i viktimës për të marrë trupin dhe për të kryer ceremoninë mortore.

5 Janar 2024, 14:59 Nga N. F
U ekzekutua në burg, trupi i pajetë i Arben Lleshit akoma në
Arben Lleshi

TIRANË- Ndonëse ka humbur jetën që prej 15 dhjetorit të vitit që lamë pas trupi i pajetë i Arben Lleshit ndodhen ende në morg. Sipas raportimeve të fundit bëhët me dije se deri më tani nuk është paraqitur asnjë i afërm i viktimës për të marrë trupin dhe për të kryer ceremoninë mortore.

Nëse për dy muaj nuk do të paraqitet askush nga familjarët ateherë sipas procedurave varrimi bëhet nga bashkia. Mësohet se vetëm një i afërm ka shkuar për të identifikuar trupin e pajetë por që pas atij momenti nuk është paraqitur askush për ta përcjellë në banesën ë fundit. Familja Lleshi deri më tani nuk ka e kanë tërhequr trupin për shkak se kanë marrë informacione se fisi me të cilin janë në hasmëri mund të vijojë me vrasje të tjera.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Macaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje. Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.

 

 

arben lleshi vrasje morg burg

Sondazh

Poll