Aktualitet

U vranë në Fresk, dalin fotot e dy vëllezërve që humbën jetën për një pronë në Bulqizë

63-vjeçari, Vehap Cami vrau vëllanë, 68-vjeçarin Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas vrau edhe veten.

5 Janar 2024, 13:40 Nga N.F
U vranë në Fresk, dalin fotot e dy vëllezërve që
Dy vëlleyërit e vrarë

TIRANË- Pas ngjajes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Fresk është publikuar edhe fotoja e dy vëllezërve Cami. 63-vjeçari, Vehap Cami vrau vëllanë, 68-vjeçarin Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas vrau edhe veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes viktimave për një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës.

Tentativa për t'a shitur si tokë solli që mes vëllezërve të kishte konflikte e cila u mbyll dje me marrjen e jetëve. Nga detajet e reja zbulohet se 68-vjeçari ishte kundër shitjes së pronës ndërsa i vëllai donte ta shiste. Në lidhje me këtë çështje Vehapi ka shkuar për vizitë tek i vëllai.

Lulëzimi ka menduar se ishte vizitë për Vitin e Ri por më pas rezultoi tragjike. Pas konfliktit për shitjen e tokës Vehapi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Lulëzimin me një plumb në kokë duke e lënë të vrarë në vend. Më pas Vehapi ka qëlluar për vdekje edhe veten me pistoletën të cilën e kishte pa leje.

vrasje fresk tirane vellezerit cami

Sondazh

Poll