Aktualitet

Aksidentoi kamionin në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, arrestohet 20-vjeçari

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Murrashit"

5 Janar 2024, 10:52 Nga N.F
Aksidentoi kamionin në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”,
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari me inicialet A. T. pasi ditën e djeshme ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Murrashit".

20-vjeçari i arrestuar mësohët se ka përplasur një kamion. Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur pasagjerja dhe 20-vjeçari i arrestuar. Pasagjerja ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi G. T., 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi A. T., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve.

policia arrestim aksident elbasan

Sondazh

Poll