Aktualitet

Dhunoi brutalisht të riun në klub nate, vihet në pranga truproja shqiptare në Maltë

21-vjeçari shqiptar punonte si truprojë në një klub nate në Paceiville dhe natën e ndërrimit të viteve ishte në pune.

5 Janar 2024, 10:05 Nga N. F
Dhunoi brutalisht të riun në klub nate, vihet në pranga truproja
I riu shqiptar

MALTË- I riu shqiptar, Riald Gragjevi është vënë në pranga nga policia në Maltë pasi ka plagosur rëndë një person natën e Vitit te Ri. 21-vjeçari shqiptar punonte si truprojë në një klub nate në Paceiville dhe natën e ndërrimit të viteve ishte në pune.

Sipas dëshmisë së Gravegjit mësohet se është shprehur se edhe ai ishte viktimë e dhunës pasi ishte plagosur në shpatull me shishe të thyer. Pas ngjarjes truprojet kanë ndërhyrë dhe kanë dhunuar 25-vjeçarin, Ahmed Albarjo i cili mori plagë të rënda.

21-vjeçari u arrestua pasditen e 3 janarit teksa tentoi t’i hipte avionit për t’u larguar nga vendi. Avokati i të riut u shpreh se Gravegji nuk po tentonte të largohej për shkak të ngjarjes pasi bileta ishte prerë 3 javë para ngjarjes. Gragjevi u dërgua në paraburgim, ndërkohë që hetimet e policisë për rastin janë ende në vazhdim.

maltë shqiptar arrestim dhunë

Sondazh

Poll