Bota

“Tre burra me thika morën peng aeroplanin”, ushtria zbarkon në aeroportin e Amsterdamit, komandanti dha alarmin

6 Nëntor 2019, 20:19 Nga DOSJA
“Tre burra me thika morën peng aeroplanin”, ushtria zbarkon

HOLANDË– Një avion me 27 pasagjerë në bord dyshohet se është marrë peng nga tre persona të paidentifikuar. CNN shkruan se Policia Ushtarake e Holandës ka rrethuar të gjithë aeroportin pasi po hetohet në lidhje me rastin në fjalë.

Alarmin e ka vënë vetë komandanti i aeroplanit, brenda të cilit ndodheshin 27 pasagjerët. Ai ka shtypur butonin “rrëmbim në bord” dhe më pas e gjithë ushtria ka zbarkuar në aeroport.

Ndërkohë dëshitarë të zonës tregojnë se tre burra të pajisur me thika po përpiqeshin të merrnin një aeroplan nën kontroll.

Incidenti mendohet se ka ndodhur në në një aeroplan të Air Europe që udhëtonte për në Madrid.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amsterdam holande merret peng avioni ne amsterdam amsterdam holande merret peng avioni ne amsterdam

Sondazh

Poll