Bota

Historike, shqiptarja Buta Biberaj fiton zgjedhjet kundër republikanit Nicole Wittman, emërohet prokurore në Virxhinia

6 Nëntor 2019, 14:36 Nga DOSJA
Historike, shqiptarja Buta Biberaj fiton zgjedhjet kundër republikanit

SHBA- Kandidatja shqiptare e demokratëve, Bute Biberaj ka fituar zgjedhjet përballë republikanit Nicole Wittman në qarkun Loudon në Virxhinia. Mediat amerikane shkruajnë se shqiptarja me origjinë nga Tropoja ka fituar me 53,684 vota (49.5%). Buta Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike dhe ka punuar 11 vite si zëvendës/gjykatëse në Virxhinia.

“Vizioni ynë ka qenë gjithmonë të kemi siguri. Përveç sigurisë, ne duhet të kujtojmë se drejtësia është gjëja e parë dhe më e premtuar që bëjmë në Zyrën e Avokatit të Komonuelthit. Kjo është ajo që unë premtoj që do t’ju sjell. Kjo është një ditë e re për Qarkun Loudoun dhe Unë jam aq krenare për besimin që më keni dhënë”, tha Biberaj gjatë festimeve të demokratëve për fitoren.

Buta Biberaj ka lindur në Mal të Zi dhe është me prindër shqiptarë. Ajo u rrit në Bronx të New York City që nga moshat 2-vjeçare deri në 20 vjeç, kohë kur u transferua në Fairfax County, Virginia. Buta u transferua nga Fairfax në Qarkun Loudoun në 1996 dhe aktualisht banon në rrethin Blue Ridge. Ajo është një nga tetë fëmijët në një familje të madhe që ka 19 nipër dhe mbesa. Shumica e familjes Biberaj banojnë në Qarqet Loudoun dhe Fairfax.

(E.S. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota buta biberaj prokurore ne shba buta biberaj prokurore ne shba

Sondazh

Poll

Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...

Bota 6 Nëntor 2019, 12:39

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë ve...