Bota

Sulmet me vezë në Kosovë, pas autobusëve urbanë dëmtohet edhe biblioteka në Prishtinë (FOTO)

6 Nëntor 2019, 14:56 Nga DOSJA
Sulmet me vezë në Kosovë, pas autobusëve urbanë

KOSOVË– Pavarësisht faktit se kishte përfunduar festa e Halloween-it, sulmet me vezë ndaj autobusëve të Trafikut Urban vazhduan edhe një ditë më pas dhe si pasojë disa dritare ishin thyer.

Për këtë kishte reaguar edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Megjithatë duket se të gjithë këto sulme nuk ndërlidhen fare me “Natën e Shtrigave”.

Ndërsa, mbrëmjen e të martës është sulmuar një minibibliotekë në lagjen Dardania në Prishtinë, e cila u përurua dje, raporton Gazeta Express.

Lidhur me dëmtimin e kësaj biblioteke ka reaguar edhe organizata joqeveritare, ETEA, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i dëmtojnë pronat publike.

“Mbrëmë gjatë mbikëqyrjes së minibibliotekës që u përurua gjatë ditës në lagjen e Dardanisë në Prishtinë, kemi vënë re se minibiblioteka është sulmuar me vezë, siç shihet në fotografitë e bashkangjitura.Lusim qytetarët që nëse nuk përdorin minibibliotekat së paku të mos i keqpërdorin ato. Dhe, lusim të gjithë lexuesit/et e lagjës Dardania në Prishtinë, dhe jo vetëm, që të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë minibibliotekat si dhe të na njoftojnë për çfardo parregullësie në raport me minibibliotekat”, thuhet në reagim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni demtohet biblioteka ne kosove sulmet me veze ne kosove demtohet biblioteka ne kosove sulmet me veze ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...

Bota 6 Nëntor 2019, 12:39

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë ve...