Bota

“Lajthisin” mediet e Vuçiçit/ Televizioni serb interviston Albin Kurtin, në sfond shfaqet flamuri kuqezi

6 Nëntor 2019, 15:20 Nga DOSJA
“Lajthisin” mediet e Vuçiçit/ Televizioni serb

SERBI- Mediet që kontrollohen nga pushteti në Serbi e të cilat njihen për lajme të rreme e propagandë pro Vuçiçit, kanë reaguar ashpër pasi në emisionin ‘Pressing’ të televizionit N1 sonte do të jepet një intervista e realizuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e në prapavijë shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së.

Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiç, Rada Trajkoviç e Sllobodan Petroviç.

Tutje kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic.

Për intervistën e kreut të VV-së ka njoftuar edhe vetë televizioni N1. Në orën 20:00 në emisionin ‘Pressing’ të këtij televizioni Kurti do të flasë për të kaluarën e UÇK-së, heqjen e taksës 100 për qind, kush do t’i prezantojë komunitetin serb në qeverinë e Kosovës, si do t’i qaset dialogut Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjen potenciale mes dy vendeve. Autori i këtij emisioni është Jugosllav Çosiç.

Marrë nga Gazeta Ekspres

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti intervista me albin kurtin mediet serbe albin kurti intervista me albin kurtin mediet serbe

Sondazh

Poll

Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...

Bota 6 Nëntor 2019, 12:39

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë ve...