Bota

Del në shitje super jahti luksoz, krahasohet me një “anije kozmike”

6 Nëntor 2019, 17:03 Nga DOSJA
Del në shitje super jahti luksoz, krahasohet me një “anije

Bashkëthemeluesit e “Korpusit të Microsoft”, Paul Allen kanë dalë sërish në treg. Me 326 milion dollarë ata kanë sjellë në treg një super-anije e përbërë nga katër kabina me hapsirë të madhe, të cilat mund të mbajnë deri në 12 persona, një urë private dhe një tarracë për të marrë rreze, përfshirë dhe një vaskë me hidromasazh dhe një bar për të konsumuar pije. Bëhet fjalë për një super jaht të projektuar nga Porsche, i cili mund të ecë pa pushim për 3200 kilometra në mënyrë autonome dhe me një konsum karburanti të reduktuar.

Paul Allen, i cili vdiq në tetor në moshën 65-vjeçare bashkëthemeloi Microsoft-in me Bill Gates në 1975 dhe u largua në 1983.

“Një anije kozmike”

“Kur hipa për herë të parë, u ndjeva sikur isha në një anije kozmike”, shkroi Allen duke shtuar se me karakteristika të tjera ku përfshihen pishinë, fushë basketbolli, kinema, një studio regjistrimi me pamje nga oqeani, “të gjitha pasionet e mia bëhen bashkë në një festë të lëvizshme ”, vijon më tej ai. Jahti, i cili është cilësuar si një anije kozmike është i ankoruar në Antibes, Francë./ marrë nga Bloomberg

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jahti luksoz jahti luksoz

Sondazh

Poll

Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...

Bota 6 Nëntor 2019, 12:39

Ajri i ndotur “pushton” Ballkanin

Më 26 tetor doli lajmi: Beogradi u shpall zyrtarisht qyteti me ndotjen më të lartë të ajrit në botë, i pasuar nga Sarajeva. Që më parë dy qytetet kishin zënë ve...