Bota

Erdogan njofton arrestimin e gruas së Al-Bagdadit e të afërm të tjerë, ‘thumbon’ SHBA-në për bujën e misioni

6 Nëntor 2019, 19:19 Nga DOSJA
Erdogan njofton arrestimin e gruas së Al-Bagdadit e të afërm

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se forcat turke kishin kapur të afërm të liderit të vrarë të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, duke përfshirë një nga gratë e terroristit.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan shfytëzoi rastin për të ‘thumbuar’ Shtetet e Bashkuara mbi ” bujën” në lidhje me misionin që çoi në vdekjen e militantit më të kërkuar, raporton FoxNews.

“Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Baghdadi ka vrarë veten në tunel. Ata kanë nisur këtë fushatë të komunikimit”, ka deklaruar Erdogan, duke iu referuar detajeve të bastitjes, të bëra publike nga zyrtarët amerikanë.

“Mirëpo unë po e bëj publike këtu për herë të parë: ne kemi zënë gruan e tij dhe nuk e kemi diskutuar këtë gjë sikurse ata. Ngjashëm ne kemi zënë edhe motrën dhe dhëndrrin e tij në Siri”, ka thënë mes tjerash Erdogan.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi rexhep tajip erdogan vrasja e al-bagdadi abu bakr al-bagdadi rexhep tajip erdogan vrasja e al-bagdadi

Sondazh

Poll

Bota 6 Nëntor 2019, 12:48

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i ri për Brexitin. Rusia me gjasë ka ndërhyrë në referendumin p&eum...