Aktualitet

Përplasen dy makina në kthesën e Viroit në Gjirokastër, plagosen drejtuesit e automjeteve

Shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks.

4 Janar 2024, 16:03 Nga r.ll
Përplasen dy makina në kthesën e Viroit në Gjirokastër,
pamje nga aksidenti

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur në kthesën e Viroit në Gjirokastër, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën Sipas informacionit policor nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne gjirokaster

Sondazh

Poll