Aktualitet
Bie zjarr në një banesë në katin e pestë të një pallati në Burrel
Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashtë dhe të mos pësojnë lëndime.
4 Janar 2024, 15:47
Nga r.ll

BURREL- Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit është përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashtë dhe të mos pësojnë lëndime.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit pesë katësh. Pas disa minutash lufte me flakët ekipet zjarrfikëse arritën ta neutralizojnë zjarrin.
Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale pasi ka përfshirë gjithë banesën me tre dhoma. Grupi hetimor bën të ditur se zjarri ka djegur thuajse të gjitha orenditë shtëpiake, ndërsa tashmë familjarët do të duhet të strehohen diku tjetër. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.
zjarr ne burrel
Aktualitet
4 Janar 2024, 15:29
r.ll
david kostelancik
SHBA- Senati Amerikan i ka kthyer presidentit Joe Biden kandidaturën e Daivd Kostelancik të propozuar për ambasador të...
Aktualitet
4 Janar 2024, 15:03
I.A
Muharrem Hoxha dhe Eva Alikaj
TIRANË- Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 pe...
Aktualitet
4 Janar 2024, 14:50
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 4 persona ndë...
Aktualitet
4 Janar 2024, 14:15
Sasa Dragojlo
Foto Ilustruese
Nga Sasa Dragojlo “The New European”
Serbia është shndërruar në një qendër për trafikant&eu...
Aktualitet
4 Janar 2024, 13:45
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Mësohet se një kamion ësht&eum...
Aktualitet
4 Janar 2024, 13:34
I.A
Emigrante
ANGLI- Njësia Ligjore për Fëmijët e Migrantëve dhe Refugjatëve (MiCLU) me bazë në Qendrën Juridike I...
Aktualitet
4 Janar 2024, 12:45
N.F
Foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit për mes një njoftimi ka bërë të ditur arrestimin e tre personave të cilët transpo...
Aktualitet
4 Janar 2024, 12:35
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një foshnjë 15-muajshe me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në&nb...
Aktualitet
4 Janar 2024, 11:51
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur zbardhjen e një vjedhje të regjis...
Aktualitet
4 Janar 2024, 11:26
I.A
Policia
DIBËR- Atentati me eksploziv në banesën dhe biznesit të 54-vjeçarit në Dibër është zbardhur nga...