Aktualitet

Gjendet e mbytur 52-vjeçarja në Vlorë, dyshohet se ka rëshkitur nga shkëmbi

Sipas policisë së Vlorës dyshohet se 52-vjeçarja e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det. Sipas policisë së Vlorës dyshohet se 52-vjeçarja e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det.

4 Janar 2024, 16:54 Nga h.k
Gjendet e mbytur 52-vjeçarja në Vlorë, dyshohet se ka
Foto ilustruese

VLORË-Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë dhe më pas është identifikuar se i përket shtetases R. V., 52-vjeç. 

Sipas policisë së Vlorës dyshohet se 52-vjeçarja e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

mbytje ne vlore

Sondazh

Poll