Aktualitet

“Shtypi tenxheret dhe krijoi mjete prerëse"/ Zbardhen DETAJE nga plani që pritej të ekzekutohej kur rojet të ndërronin turnin

Gjithashtu dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, ndonëse priten rezultatet e hetimeve për konfirmim.

4 Janar 2024, 19:00 Nga r.ll
“Shtypi tenxheret dhe krijoi mjete prerëse"/ Zbardhen DETAJE nga
kangjellat e prera

FIER- Janë zbuluar detaje të reja nga plani i arratisjes nga burgu i Fierit që Dan Hutra bashkë me tre të paraburgosur për vjedhje kishte organizuar. 

Fotoja e mësipërme tregon pamjet e një prej hekurave të burgut që është prerë nga të burgosurit. Raportohet se përmes shtypjes së tenxhereve, Hutra kishte krijuar mjete prerëse për zgavrën e hekurit, ku më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari.

Gjatë kësaj kohe, ishte bërë e mundur  prerja e një zgavre, ndërsa kishin mbetur për t’u prerë edhe dy tjera, të cilat nuk dihet se sa kohë do të donin. Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit për t’u “zhdukur” nga qelia, sipas Klodiana Lalës.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Gjithashtu dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, ndonëse priten rezultatet e hetimeve për konfirmim. 

Kujtojmë se Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

dan hutra geraldo veizi martin kapllani feti kovaci

Sondazh

Poll