Aktualitet

Tre të akuzuarit për vjedhje tentuan të prisnin hekurat e qelisë, çfarë u gjet në dhomën e Dan Hutrës

Plani i arratisjes ishte bërë në bashkëpunim me tre të paraburgosurit e tjerë që akuzohen për vjedhje, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.

4 Janar 2024, 18:29 Nga r.ll
Tre të akuzuarit për vjedhje tentuan të prisnin hekurat e
dan hutra

FIER- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe autori i disa vrasjeve, Dan Hutra tentoi paraditen e sotme arratisjen nga burgu i Fierit, por që rezultoi pa sukses pasi u ndalua në flagrancë nga policia.

Plani i arratisjes ishte bërë në bashkëpunim me tre të paraburgosurit e tjerë që akuzohen për vjedhje, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi.

Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Ndërkaq gjatë kontrollit u konstatua se edhe në dhomën e Dan Hutrës, ishin fshehur mjetet që do përdoreshin për arratisjen si një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Kujtojmë se Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

dan hutra martin kapllani geraldi veizaj feti kovaci

Sondazh

Poll