Aktualitet

Shkak përfundimi i vitit/ U propozua nga Biden, Senati Amerikan shtyn emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

David Kostelancik u propozua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

4 Janar 2024, 15:29 Nga r.ll
Shkak përfundimi i vitit/ U propozua nga Biden, Senati Amerikan shtyn
david kostelancik

SHBA- Senati Amerikan i ka kthyer presidentit Joe Biden kandidaturën e Daivd Kostelancik të propozuar për ambasador të ri në Shqipëri. 

Mësohet se David Kostelancik nuk mund të jetë ambasador në vendin tonë, pasi sipas procedurës që ndjek Senati Amerikan, nëse kandidaturat e paraqitura nga ekzekutivi nuk janë shqyrtuar brenda vitit kalendarik ato i rikthehen Presidentit. Por Kostelancik është riemëruar dhe pritet të marrë konfirmimin nga senati së shpejti.

David Kostelancik u propozua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

david kostelancik shba

Sondazh

Poll