Politike

Mbështetësit sërish poshtë pallatit të Berishës, Këlliçi: Nuk është protestë, qytetarët solidarizohen me kreun e opozitës

4 Janar 2024, 17:51 Nga r.ll
Mbështetësit sërish poshtë pallatit të Berishës,
belind kellici

TIRANË- Për herë të tretë radhazi, mbështetës të kryedemokratit Sali Berisha janë mbledhur poshtë pallatit të tij, duke brohoritur dhe thirrur emrin e tij. 

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është gjithashtu i pranishëm dhe tha se këto mbledhje nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që sipas tij është i burgosur politik sot.

“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, u shpreh ai.

belind këlliçi

Sondazh

Poll