Politike

Dita e tretë radhazi, mbështetësit e Sali Berishës mblidhen poshtë pallatit të kryedemokratit

Mes demokratëve sot është edhe vajza e tij, Argita. 

4 Janar 2024, 17:40 Nga r.ll
Dita e tretë radhazi, mbështetësit e Sali Berishës mblidhen
foto e mbeshtetesve

TIRANË- Mbrëmjen e sotme dhjetëra mbështetës të liderit të opozitës, Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.

Kjo është dita e tretë radhazi që mbështetësit e tij mblidhen poshtë banesës së ish-kryeministrit. Mes demokratëve sot është edhe vajza e tij, Argita. 

Kujtojmë se një natë më parë teksa mbështetësit brohorisnin emrin e tij, lideri i opozitës i ka përshëndetur nga dritarja e shtëpisë duke valvitur flamurin me logon e PD-së dhe flamurin kombëtar. Më vonë ai mbajti edhe një fjalim me megafon ku përshëndeti të gjithë të pranishmët. 

sali berisha

Sondazh

Poll