Politike

I lejohet të komunikojë vetëm me familjarët, Berisha fjalim nga dritarja e shtëpisë, i bashkohet lëvizjes 'antivax': S'më ndali Edi Rama, por gripi

3 Janar 2024, 17:59 Nga a.l
I lejohet të komunikojë vetëm me familjarët, Berisha fjalim
Sali Berisha

TIRANË- Me një fjalim të mbajtur nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i opozitës, Sali Berisha theu sot urdhërin që i ka vendosur Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas së cilës thuhet se nuk i lejohet të komunikojë me askënd përveç familjarëve. Ai ju drejtua mbështetësve të tij, duke thënë se nuk e kishte ndalur vendimi i Gjykatës për të komunikuar me qytetarët, por një grip që kishte kaluar ditët e fundit. Ky virus e ka prekur liderin demokrat pasi ai, ndonëse me formim mjeku, ka vendosur të mos e bëjë më vaksinën kundër gripit. Në këtë mënyrë, Berisha ju bashkua lëvizjes 'antivax', e cila  është popullore në qarqet e së djathtës konservatore me prirje konspiracioniste. 

"Përshëndetje të zjarrtë vëllezër dhe motra. Përshëndetje popullit opozitar, nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim. Në betejën e fitores. Në këmbë shqiptarë! Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi patur një komunikim zanor me ju, nuk ka qenë vendimi i Edi Ramës që ka ndërpreë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale, e cila kërkonte që të ruhesha për mos rëndimin e saj. Ajo kaloi shkëlqyeshëm. Do t'u rrëfej një gjë. Gjithë jetën kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan ta imponojnë, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do ta bëj ndonjëherë. Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, të të atit të tij xhelat", deklaroi ai. 

sali berisha

Sondazh

Poll