Politike

Dhjetëra demokratë tubim poshtë shtëpisë së Berishës

Poshtë pallatit ku banon kreu i opozitës, në rrugën "Mustafa Matohiti", e njohur ndryshe si "Rrugica e Salës", demokratët kanë thirrur mes ovacione liderin e Partisë Demokratike, i cili ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

3 Janar 2024, 17:31 Nga a.l
Dhjetëra demokratë tubim poshtë shtëpisë së
Tubimi

TIRANË- Mbështetësit e kreut të PD-së, Sali Berisha janë bërë sërish bashkë në një tubim të organizuar pasditen e sotme pranë banesës së tij. 

Poshtë pallatit ku banon kreu i opozitës, në rrugën "Mustafa Matohiti", e njohur ndryshe si "Rrugica e Salës", demokratët kanë thirrur mes ovacione liderin e Partisë Demokratike, i cili ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Në shenjë proteste ata kërkojnë lirimin e Berishës. Mes simpatizantëve, kishte edhe figura të PD-së, mes tyre ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili mbajti dhe një fjalë të shkurtër për mediat e pranishme.  

sali berisha

Sondazh

Poll