Politike

Berisha në arrest shtëpie, avokatët e tij ankimojnë vendimin e GJKKO

Kujtojmë se me 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re, arrest shtëpie me mbikëqyrjen e policisë për Sali Berishën.

3 Janar 2024, 14:18 Nga r.ll
Berisha në arrest shtëpie, avokatët e tij ankimojnë vendimin
sali berisha

TIRANË- Avokatët e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e GJKKO e cila pranoi kërkesën e SPAK për zëvendësim të masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e masës.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë. Kryedemokrati po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. 

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll