Aktualitet

Eduart Halimi e denoncoi me VIDEO për vjedhje votash në 2015, kush ishte Gjergji Krygji nga Shkodra që u vra sot në pragun e

6 Nëntor 2019, 16:16 Nga DOSJA
Eduart Halimi e denoncoi me VIDEO për vjedhje votash në 2015, kush

SHKODËR– Detaje të reja kanë dalë për Gjergj Krygja, 43-vjeçar i cili u vra paraditën e sotme me armë zjarri në fshatin Sumë në Dukagjin.

Mësohet se viktima Gjergj Kryegja ka qënë komisioner i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2015 në Qendrën e Votimeve numër 0092. Ka qënë pikërisht kjo qendër votimi ajo që u denoncua nga PD-ja se i ishin vjedhur masivisht vota nga koalicioni PS-LSI. 

Asokohe deputeti Eduart Halimi, i cili sot është tërhequr nga politika, ka bërë deklarata dhe ka publikuar video ku denonconte se si vidheshin votat nga komisionerët socialistë. 

Duke publikuar edhe videon e mësipërme të siguruar nga Dosja.al Partia Demokratike pretendonte se kishte humbur vota në njësinë administrative të Pultit në Shkodër.

“PD publikon sot si provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhjet e lira. Në Pult të Shkodrës kutia 0092 është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS dhe LSI. Në video duket qartë që gjatë procesit të votimit kanë mbushur duart me fletët e votimit. 2 komisionerët e PD janë nxjerrë forcërisht nga qendra e votimit. Rezultati i këtyre veprimeve verifikon tërësisht pretendimin e PD. Në kuti u gjetën 388 fletë kur në votim sipas procesverbalit kanë firmosur 377 persona. Në 2013 në këtë QV kanë marrë pjesë jo më shumë se 125 persona. Rezultati për këtë QV është Bazhdari 331 vota ose 88%, për kandidatin e pavarur 2 vota ndërsa për kandidaten fituese 44 vota. PD i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për komisionerët që mbushën kutitë e votimit. i bëjmë thirrje OSBE/ODIHR të marrë menjëherë këtë provë”, deklaronte asokohe deputeti demokrat.

43-vjeçari u vra paraditen e sotme në vendlindjen e tij në fshatin Sumë të Dukagjinit, ku edhe kishte shkuar që të mblidhte zahiretë e dimrit. Dyshohet se ai është ekzekutuar pas një konflikti për shfrytësimin e pyjeve. 

(k.m/dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart halimi gjergj krygja vrasje ne shkoder eduart halimi gjergj krygja vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll