Aktualitet

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet KLP-së: Kemi nisur që dje verifikimet për studion ligjo

6 Nëntor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Atentati ndaj Arjan Ndojës, Prokuroria e Përgjithshme i

TIRANË- Për atentatin e 1 nëntorit, ku iu bë  atentat prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë, shoferit të tij Andi Maloku dhe Aleksandër Lahos, ka ardhur një reagim dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një reagim me anë të zyrës së mediat prokuroria bën me dije se prej datës 5 nëntor ka nisur mbledhja e të dhënave për rastin e prokurorit Ndoja.

Sipas njoftimit bëhet me dije se “Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit”. Që do të thotë se po verifikohet në lidhje me deklaratën e Ndojas të bërë në A2 CNN se ai ka dhe një studio ligjore.

Prokurori i  Përgjithshëm  znj. Arta Marku prej ditës së djeshme  dt 05.11.2019  ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë  në mbledhjen e të dhënave  për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë  me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja “a” të ligjit 96/2016  ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, shkruhet në njoftim.

Po sot pati një reagim dhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili kërkonte që Prokuroria e Përgjitshme të niste hetimin, por nga njoftimi i shpërndarë nga organi i akuzës shkruhet se hetimet kanë nisur që dje.

Prokurori Arjan Ndoja ditën e djeshme në një reagim për A2 CNN u shpreh se  prej kohësh drejton një studio ligjore dhe ofronte konsulencë. “Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha ndër të tjera Ndoja.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja klp kerkon hetim per ndojan prokuroria e pergjithshme arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja klp kerkon hetim per ndojan prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll