Politike

Berisha përshëndet liberalizimin e vizave të Kosovës: Një arritje e merituar

Nga “arresti i shtëpisë” ku po qëndron pas vendimit të GJKKO, Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama të cilin e cilëson si armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. 

1 Janar 2024, 17:11 Nga h.k
Berisha përshëndet liberalizimin e vizave të Kosovës:
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij me anë t një postimi ditën e sotme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Berisha thotë se kjo është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Nga “arresti i shtëpisë” ku po qëndron pas vendimit të GJKKO, Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama të cilin e cilëson si armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. 

POSTI NË FACEBOOK

"Një arritje për t’u përshëndetur. 

Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova!"

 

sali berisha liberalizimi i vizave

Sondazh

Poll