Politike

Mbështetësit e Berishës poshtë shtëpisë/ Argita Malltezi: Kjo është beteja që demokratët do ta fitojnë

Po ashtu ajo theksoi se është detyra e tyre që të durojnë këto barrikada.

2 Janar 2024, 12:50 Nga I.A
Mbështetësit e Berishës poshtë shtëpisë/ Argita
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e kreut te Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi-Berisha ka përshëndetur mbështetësit e mbledhur tek banesa e kryetarit të opozitës. Në një pronocim për mediat, Malltezi ka deklaruar se demokratët janë misionaret e kësaj lufte që do kapilarizohet në të gjithë vendin. Po ashtu ajo theksoi se është detyra e tyre që të durojnë këto barrikada.

"Ju falënderoj shumë për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj në këto ditë të para të vitit të ri. Përshëndes anëtarët e departamentit të Brain Gain, që e nisën vitin e ri, sikundër dhe ju në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë, është e vështirë dhe shumë motivuese. Do të fitojmë padiskutim. Asnjë diktator nuk i përballet dot, shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj.

Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë, do të shtrihet në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi dhe kjo është beteja që ju do ta fitoni. Ju do të jeni misionarët e kësaj lufte që do të kapilarizohet në të gjithë vendin. Ju falënderoj shumë dhe ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do të shpërblejë të gjithë demokratët për luftën dhe qëndresën e tyre. Zoti është me durimtarët, prandaj është detyra jonë të durojmë këto barrikada," tha Malltezi.

argita malltezi

Sondazh

Poll