Politike

VIDEO/ Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë shtëpisë, kryedemokrati i përshëndet nga dritarja me dy gishta

Qindra mbështetës së Berishës janë mbledhur në rrugën e Salës, duke brohoritur: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do.

2 Janar 2024, 11:50 Nga I.A

VIDEO/ Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë

TIRANË- Mbështetësit e kryedemokratit Sali Berisha janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij për të treguar mbështetjen e tyre. Qindra mbështetës së Berishës janë mbledhur në rrugën e Salës, duke brohoritur: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do.

Ndërkohë që Berisha, që ndodhet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ka dalë në dritarë duke përshëndetur me dy gishtat sipër mbështetësit.

Postimi i Berishës:

Duke përshëndetur miqtë që po protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos

 

Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

sali berisha

Sondazh

Poll