Politike

Teliti: Me taksa dhe tarifa më të larta për tu paguar, Bashkia Tiranë ju uron Gëzuar Vitin e Ri

Ai shkruan se që nga rritja e pagesës për taksën mbi pronën me +53% e deri te rritja e tarifave për ushqimin e fëmijëve në cerdhe e kopshte janë disa nga dhuratat e këtij viti nga Veliaj.

3 Janar 2024, 11:31 Nga r.ll
Teliti: Me taksa dhe tarifa më të larta për tu paguar, Bashkia
dorian teliti

TIRANË- Eksperti për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar urimin nga Bashkia e Tiranës për festat. 

Ai shkruan se që nga rritja e pagesës për taksën mbi pronën me +53% e deri te rritja e tarifave për ushqimin e fëmijëve në cerdhe e kopshte janë disa nga dhuratat e këtij viti nga Veliaj.

POSTIMI I PLOTË:

Me taksa dhe tarifa me te larta per tu paguar Bashkia Tirane ju uron Gezuar Vitin e Ri .

Qe nga rritja e pageses per taksen mbi pronen me +53% e deri te rritja e tarifave per ushqimin e femijeve ne cerdhe e kopshte jane disa dhuratat e ketij viti nga Kryebashkiaku i Tiranes.

Dhurate tjeter eshte shperdorimi me shpenzimet, pasi 2/3 e buxhetit shkojne per te paguar pagat dhe shpenzimet operative te nje strukture te fryre bashkiake te shumefishuar keto vite. E prape nuk mjaftohen, kete vit rritet me 273 numri total i punonjesve.

Ama dhurata me e vecante ka qene dhe mbetet mbeshtetja e pakufijshme dhe e pakushtezuar ndaj pagesave te nje inceneratori qe nuk ekziston.
...dhe viti sapo ka filluar.

dorian teliti

Sondazh

Poll