Sport

Italia heq 'Dekretin e Rritjes', reagime të shumta: "Është shkatërrimi i futbollit italian"

Seria A nuk do të ketë më 'Dekretin e Rritjes', që nënkuptonte një ulje të konsiderueshme të taksave për nënshkrimet që vijnë nga jashtë.

2 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

Italia heq 'Dekretin e Rritjes', reagime të shumta:

ITALI - Viti 2023 la një lajm të fundit (të keq) për futbollin italian. Pas një mbledhje të nxehtë të Këshillit të Ministrave, qeveria e vendit transalpin vendosi të eliminojë shtrirjen e 'Dekretit të Rritjes' për botën e sportit. Këtu përfshihet futbolli... dhe Seria A. 

Kjo do të thotë, anulimi i uljes së taksave që i lejonte klubet të kursenin 50% të taksave të paguara nga një futbollist që vinte nga jashtë. Me heqjen e këtij ligji nuk kanë munguar zërat që kanë bërtitur nga klubet kundër masës... duke parashikuar një të ardhme të tmerrshme për futbollin italian.

Por duhet bërë e qartë, se nga kjo masë mund të përfitojnë vetëm ata që kanë mbërritur në Itali, pasi kanë kaluar dy vjet e më shumë me rezidencën tatimore jashtë vendit... dhe që kanë nënshkruar një kontratë dyvjeçare e më shumë në Itali. Nëse do të rinovoheshin në të ardhmen, masa do të ruhej.

Si shembull, për ta sqaruar, do të vendosim dy lojtarë të Interit me të njëjtën pagë neto... por kosto të ndryshme për klubin, pasi kjo masë vlente për njërin... dhe jo për tjetrin.

Lautaro Martínez (pa 'Dekretin e Rritjes') - 6 milionë paga neto dhe 11.1 milionë kosto totale bruto

Marcus Thuram (me 'Dekretin e Rritjes') - 6 milion paga neto dhe 7.9 milion kosto totale bruto

Italia heq 'Dekretin e Rritjes', reagime të shumta:
Marcus Thuram

Që prej ditës së djeshme, 1 janari, masa është zhdukur për të ardhmen: asnjë lëvizje në këtë merkato të janarit, apo në dritaret e ardhshme të transferimeve nuk do të përfitojë nga “Dekreti i Rritjes” tashmë është hequr.

 “Vetëm në Itali mund të ndryshohet një ligj si “Dekreti i Rritjes” brenda natës pa pasur një takim apo një tryezë diskutimi me ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt, siç janë klubet”, deklaroi Furlani, CEO i Milanit, pasi mësoi lajmin. Javë më parë ai kishte komentuar publikisht se "pa “Dekretin e Rritjes” do të ishte shkatërrimi i futbollit italian".

Por ka nga ata që janë pro eliminimit. Politikanët e Qeverisë Meloni, sigurisht. Janë ata që kanë marrë masën e diskutueshme. “Do të ishte e pamoralshme” të mos e eliminohej, është mbrojtja e zv/presidentit Salvini. 

Njëkohësisht ai thotë se është ndihmë dhe njohje për akadamitë italiane. Shoqata e futbollistëve italianë mbron këtë qëndrim dhe argumenton se “Dekreti i Rritjes” ishte “diskriminim” ndaj lojtarit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll