Sport

Postimi i parë i Jack Grealish pas grabitjes së 1 milion paund dhe këshilla e Guardiolës

“Njerëzit që kryejnë këto krime të tmerrshme nuk e kanë idenë se çfarë dëmi po u bëjnë jetëve të njerëzve”,- ka shkruar futbollisti në mesazhin e tij.

1 Janar 2024, 11:00 Nga DOSJA

Postimi i parë i Jack Grealish pas grabitjes së 1 milion paund dhe

ANGLI - Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish ka nisur një "sulm" ndaj hajdutëve që hynë në rezidencën e tij, duke thënë se ata "nuk e kanë idenë se çfarë dëmi po u bëjnë jetëve të njerëzve".

Në momentin që ndodhi grabitja, mesfushori anglez luante në “Goodison Park” kundër Evertonit dhe njerëzit e tij u përballën me hajdutë, të cilët “hynë” në pallatin e tij, duke i vjedhur bizhuteritë me vlerë 1 milionë paund.

Anëtarët e familjes së Grillis dhe e fejuara e tij Sasha Atwood ishin, në shtëpi në momentin kur dëgjuan një zhurmë dhe ngritën alarmin, raportoi “Sun”. Askush nuk u lëndua, por thuhet se u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 1 milion paund.

Grealish është i shkatërruar nga grabitja, për të cilin ai tha se ishte një "përvojë traumatike" si për të ashtu edhe për familjen e tij.

“Familja ime është gjithçka për mua dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria e tyre”,- tha ai në një postim në Instagram, i pari i tij që nga grabitja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jack Grealish (@jackgrealish)

“Kjo ishte një përvojë traumatike për të gjithë ne, thjesht jam mirënjohës që askush nuk u lëndua. Kam pasur kaq shumë përvoja të mahnitshme dhe kam arritur kaq shumë në 12 muajt e fundit, por të jem i sinqertë, viti më i mirë i jetës sime në futboll për momentin nuk është diçka që mund ta festoj.

Njerëzit që kryejnë këto krime të tmerrshme nuk e kanë idenë për dëmet që shkaktojnë në jetët e njerëzve. Shpresoj që ata të gjenden dhe të sillen para drejtësisë, kështu që asnjë familje tjetër nuk duhet të kalojë atë që kemi kaluar”.

Bastisja në rezidencën e Grealish është e fundit në një seri bastisjesh në shtëpitë e futbollistëve të pasur, duke përfshirë ish-mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo, i cili u sulmua gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tij në dhjetor 2021. Ylli i Chelseat Raheem Sterling, ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe ish-lojtarët e Manchester United, Paul Pogba dhe Angel Di Maria, kanë qenë gjithashtu objektiva në të kaluarën.

Këshilla e Guardiolës

Pas grabitjes në shtëpinë e Grealish, trajneri i tij në Manchester City, Pep Guardiola tha se futbollistët nuk duhet të postojnë detaje të jetës së tyre private në mediat sociale.

“Duhet të jeni të kujdesshëm sot, me siguri. Jo shumë në mediat sociale - sa më pak të dinë për atë që po bëni, aq më mire është. Njerëzit presin (për të parë) ku jeni, çfarë po bëni. Fatkeqësisht ndodhi edhe me Joaon, gjë që ishte shumë e frikshme sepse familja u sulmua. Bizhuteritë, paratë, çdo gjë dhe familja që është atje është e vështirë për t'u menaxhuar. Është e vështirë për Jack, siç ishte me Joao më parë”.

Policia tha se oficerët, me ndihmën e qenve dhe një helikopteri, kontrolluan zonën përreth pronës së Grealish pranë Knutsford, por nuk gjetën asnjë gjurmë të grabitësve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll