Sport

Statistika befasuese: Leo Messi, gjatë 2023-it, nuk ka ekzekutuar asnjë penallti…

Viti 2023 i Lionel Messit ishte befasues për ndryshimin e tij në klub, por edhe për një statistikë të parë mahnitëse.

1 Janar 2024, 09:48 Nga DOSJA
Statistika befasuese: Leo Messi, gjatë 2023-it, nuk ka ekzekutuar

SHBA - Muajt ​​e fundit kanë qenë emocionuese për “Pleshtin”. Pas ‘shenjtërimit’ të tij si kampion bote, ai përfundoi kohën e tij në PSG para se të fluturonte në MLS, ku tashmë fitoi një titull me Inter Miami. 

Megjithatë, mes këtyre uljeve dhe ngritjeve, një numër i veçantë bie në sy: pas 17 vitesh, Messi  përfundoi një vit të tërë pa ekzekutuar qoftë edhe një penallti në kohën e rregullt të ndeshjes. Një fenomen që nuk ishte vërejtur që nga viti 2006, në fillimet e karrierës së tij.

Edhe pse nuk pati mundësinë të shkëlqejë nga pika e bardhë në vitin 2023, Messi e përfundoi vitin me një tjetër statistikë mbresëlënëse: ka arritur mesataren më të mirë të goditjes nga pasimi në pesë ligat e mëdha evropiane, sipas Opta, duke demonstruar edhe një herë shkathtësi e tij të jashtëzakonshme në fushë. 

Pavarësisht gjysmë sezoni në PSG dhe disa ndeshje të humbura për shkak të lëndimeve dhe pezullimeve, ylli argjentinas vazhdon të shkëlqejë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll