Sport

E FUNDIT/ Shëndeti i Franz Beckenbauer i rënduar, gjermanët të shqetësuar...

Vëllai i ish-lojtarit thotë se 'Kaiser' nuk është mirë

1 Janar 2024, 10:38 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Shëndeti i Franz Beckenbauer i rënduar, gjermanët

GJERMANI - Shqetësuese është gjendja shëndetësore e Franz Beckenbauer, legjendës së futbollit gjerman. Ish-futbollisti 78-vjeçar prej disa kohësh nuk është shfaqur në publik dhe vëllai i tij ka shpjeguar se Beckenbauer “nuk është mirë”.

“Nëse do të thoja se është mirë do të gënjeja dhe nuk më pëlqen ta bëj këtë”,- tha Walter Beckenbauer në një dokumentar të titulluar “Beckenbauer”, i cili do të transmetohet në ditët në vijim.

Gazeta ‘Bild’ shton se gjendja shëndetësore e ish-yllit po kalon “ngritje-ngritje të vazhdueshme”.
Javën e kaluar, e përditshmja 'Spiegel' zbuloi, nga ana tjetër, se çdo përmbysje emocionale mund ta vendosë 'Kaiser' në "rrezik serioz" dhe se shëndeti i tij pësoi "një përkeqësim të konsiderueshëm",- si në aspektin e ndërgjegjes dhe kujtesës, pa asnjë perspektivë për përmirësim. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll