Aktualitet

Sherri tek Ekonomiku/ Dhori Kule i rreptë, merr vendimin për studentët

6 Nëntor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Sherri tek Ekonomiku/ Dhori Kule i rreptë, merr vendimin për

Tiranë- Dy ditë më parë ndodhi një sherr masiv në ambientet e godinës Iliria në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranë. Pas sherrit tre të rinj u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës pas plagëve të marra, në fytyrë, këmbë dhe trup

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dhori Kule, ka urdhëruar që çdo student që shkon për mësim në tri ambientet ku po zhvillohet mësimi, ndërkohë që godina e Ekonomikut po rikonstruktohet, të paraqitet me kartë studenti. Në të kundërt, nuk do të lejohet të futet në mësim. Ndërkohë që për çdo emergjencë, një punonjës administrate, nga ora 08:00- 20:00, do të jetë në dispozicion të tyre.

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e djeshme në ambientet e godinës Iliria   në Qytet Studenti ku aktualisht janë duke zhvilluar mësimin studentët e Fakultetit Ekonimik të Tiranë. Studentët u përplasën me 2 persona të panjohur pas ofendimeve ndaj mikeshave të tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhori kule sherr masiv tek fakulteti ekonomik dhori kule sherr masiv tek fakulteti ekonomik

Sondazh

Poll