Sport

Mesazhi pikant i Neymar, pas lundrimit të tij të diskutueshëm…

Neymar përfitoi plotësisht nga mbrëmja e fundit, e organizuar si pjesë e lundrimit të tij. Para se të largoheshin të gjithë pjesëmarrësit, braziliani publikoi një mesazh pikant.

31 Dhjetor 2023, 15:07 Nga DOSJA

Mesazhi pikant i Neymar, pas lundrimit të tij të

BRAZIL - Kjo është një ngjarje që është bërë objekt i shumë diskutimeve ditët e fundit. Më 26 dhjetor, një lundrim në emër të Neymar u nis nga Santos për disa ditë festimesh në brigjet e Brazilit. 

Kjo nuk mungoi të ngjallte polemika deri në atë masë sa Neymar, ndonëse i dëmtuar në gju dhe supozohej të kishte prioritet rikuperimin e tij, ishte i pranishëm në varkë për të ndarë disa ditë festë me mijëra njerëz që kishin blerë një biletë.

“Ata që nuk ishin aty, ngushëllimet e mia”

Numri 10 brazilian kritikohet nga të gjitha anët, por kjo nuk e pengoi që të shijojë lundrimin deri në fund. Mbrëmë Neymar kishte një festë, koncerte dhe poker për ta përmbyllur këtë lundrim në mënyrën më festive të mundshme. Para publikimit të një mesazhi me një përfundim pikant për personat që nuk ndodheshin brenda në varkë. 

"Kush do ta kishte menduar se unë do të kisha emrin tim në një lundrim! Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë dhe të isha në gjendje ta shijoja, të ndjeja dashurinë e njerëzve dhe të shihja familjen time duke u argëtuar, ishte vërtet ndryshe! Fatkeqësisht, nuk arrita t'u përgjigjesha të gjithëve në anije, por bëra më të mirën. 

Falenderoj të gjithë fansat që erdhën dhe treguan dashurinë e tyre për mua. Falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë dhe dhanë maksimumin në skenë. Ata që ishin aty e dinë se në çfarë atmosfere ishim, ishte vërtet e mrekullueshme! Për ata që nuk ishin aty, ngushëllimet e mia”,- përfundoi Neymar me një emoji duke qeshur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll