Sport

Diskutime për gjestin e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio, pas “krizës” së martesës...

Së fundmi, në shtypin spanjol u raportua se marrëdhënia mes Sergio Ramos (37 vjeç) dhe Pilar Rubio (45 vjeç) është përkeqësuar dhe të dy do të ndaheshin.

31 Dhjetor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Diskutime për gjestin e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio, pas

SPANJE - Të dy i mohuan këto zëra në raste të ndryshëm, por “bilbilët” vazhduan të flasin për ndarjen mes futbollistit dhe prezantueses bukuroshe, aq më tepër që Pilar Rubio mungonte në postimet e Ramos të bëra ditën e Krishtlindjeve.

Megjithatë, gjesti i fundit i të dyve, duket se ka hequr çdo spekulim për ndarjen e tyre. Sergio Ramos dhe Pilar Rubio morën pjesë në prezantimin e librit të Mario Alonso Puig, një mjek dhe shkrimtar i njohur spanjol. Të dy kanë postuar një foto nga ngjarja, në të cilën duket qartë afërsia mes tyre.

“Të dëgjosh ty është të mësosh nga një idhull, nga një prej më të mirëve, të stimulosh ambicien tonë për t'u rritur dhe për t'u bërë më të mirë, për të vazhduar në 'Rrugën e zgjimit' (ed. emri i librit të Marios Alonso Puig).

Faleminderit për ftesën dhe për kohën e mrekullueshme që na dhuruat”,- shkruan Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos)

Pilar Rubio: "Ne kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar!"

Ndërkohë, së fundmi, Pilar Rubio ka zbuluar arsyen pse nuk shihej më aq shpesh në shoqërinë e futbollistit të Sevillas.

“ Ne kemi qenë gjithmonë një familje e bashkuar, të cilët e duam njëri-tjetrin marrëzisht dhe e shijojmë çdo ditë të kaluar së bashku. Aktualisht kështu është dhe do të vazhdojë të jetë kështu.

Çdo ditë shpikin një marrëzi të re, por qartë e dini që nuk kemi kohë, sidomos me kaq shumë emisione, të debutojmë.

Jam mirë në Seville, shkëlqyeshëm, është mirë të jesh atje. Unë kam shumë miq atje.  Është sikur jam në shtëpi. Më pëlqen qyteti, kam Madridin ku kaloj shumë kohë për shkak të punës dhe e kam familjen në Seville. Është një kombinim i mirë”,- tha Pilar Rubio, sipas “Sport”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll