Sport

HISTORI/ Manchester United, një tjetër rezultat negativ! Erling Haaland, as që kishte lindur kur kjo ndodhi herën e fundit...

Manchester United humbi 1-2 nga Nottingham Forest në ndeshjen e xhiros së 20-të. “Djajtë e Kuq” kanë humbur vetëm dy herë ndaj Nottingham në historinë e Premier League

31 Dhjetor 2023, 11:30 Nga DOSJA

HISTORI/ Manchester United, një tjetër rezultat negativ! Erling

ANGLI - Edhe pse Manchester United ka humbur jo më pak se 14 ndeshje tashmë këtë sezon, humbja që pësoi ndaj Nottingham Forest është krejtësisht befasuese.

Në Premierligë, Manchester United ka regjistruar tashmë nëntë humbje nga 20 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Megjithatë, Nottingham rrallë ka shijuar rezultate pozitive kundër United gjatë gjithë historisë së tyre. Mbrëmjen e djeshme Forest fitoi vetëm ndeshjen e dytë në historinë e Premierligës ndaj “Djajve të Kuq”.

Sipas ekspertëve të Squawka, hera e fundit që Nottingham mundi United në Premier League ishte në dhjetor të vitit 1994, kur babai i Erling Haaland, Alf-Inge, po luante për Forest dhe superylli i Manchester City nuk kishte as që kishte lindur asokohe. Erling Haaland ka lindur në vitin 2000.

Sipas statistikave të Opta Joe, Manchester United pësoi 21 humbje në të gjitha garat gjatë vitit 2023, duke shënuar vitin e katërt më të keq në historinë e klubit në “Old Trafford”.

Burimi i cituar më parë shkruan se "Djajtë" humbën më shumë ndeshje në një vit kalendarik vetëm në 1930 (28 dështime), 1972 (25) dhe 1921 (24).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll