Sport

Skena në ndodhin vetëm në Skoci! Kur ishte 0-2, portieri futet në fushë si lojtar. Befasuese çfarë ndodhi më pas… (video)

Ndeshja e kampionatit skocez (kategoria e dytë) ndërmjet Raith Rovers dhe Albrough FC pati një rrjedhë absolutisht të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë, me avantazhin 2-0 të mikpritësve, mysafirët u detyruan të përdorin Ally Adams, portierin e tyre rezervë, si lojtar. Ndërkohë, ajo që ndodhi më pas i tejkaloi fantazitë tona…

31 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Skena në ndodhin vetëm në Skoci! Kur ishte 0-2, portieri futet

SKOCI - Ndeshja e së shtunës ndërmjet Raith Rovers, që kryeson në tabelën e kampionatit skocez, dhe Albrough, i cili është i parafundit, kishte një favorit të qartë. Sigurisht, ishin vendësit ata që synonin për ligën më të mirë, veçanërisht pasi rivali i tyre kishte vetëm pesëmbëdhjetë  lojtarë me vete në Raith. 

Në pjesën më të madhe të ndeshjes nuk pati asnjë shenjë surprizë. Në pushim, vendësit ishin në epërsi 1-0, pas golit të Dylan Easton dhe miqtë e nisën pjesën e dytë me të tre lojtarët zëvendësues në fushë.

Ndërkohë, mbrojtësi i Albrough, Aaron Steele, u dëmtua në minutën e 58-të dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Zëvendësuesi i vetëm i mbetur në stolin e miqve ishte portieri Ally Adams.  32-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë nivel në karrierën e tij, ndërsa sezonin e kaluar luajti vetëm në ligën e pestë skoceze. 

Adamsit iu dha mundësia për të debutuar, por ai nuk hyri fare në portën e Albrough, por luajti në fushë si lojtar i njëmbëdhjetë! Dhe ai do t'ia tregojë familjes dhe miqve të tij shumë herë atë që ndodhi më pas.

Edhe pse tre minuta pas këtij zëvendësimi, Raith e rriti epërsinë në 2-0, falë Jack Hamilton, mirëpo pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit, filluan të ndodhin gjëra të pazakonta në stadiumin “Rovers”. 

Në minutën e 76-të, Ally Adams i lartpërmendur, nominalisht portieri rezervë i miqve, befasoi portierin vendas me një goditje fenomenale nga distanca dhe ngushtoi diferencën për Albrough me një gol spektakolar dhe të pabesueshëm… 

Skuadra e dobët e ligës, ndjeu një shans për të bërë një surprizë të madhe në fushën e gjigantit dhe e kërkoi këtë. Efektivisht, sepse vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 81-të, Leighton McIntosh, shndërroi në gol një penallti dhe ndeshja përfundoi në barazim të bujshëm 2-2!

Skena në ndodhin vetëm në Skoci! Kur ishte 0-2, portieri futet
Portieri Ally Adams, "heroi" që shënoi për Arbroath

Pas kësaj ndeshje, Raith Rovers kryeson tabelën me 41 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Dundee United, i cili megjithatë ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Albrough, me 17 pikë, mbetet i parafundit, i nënti, por ka rritur në tre pikë avantazhin ndaj Queen's Park të vendit të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll