Sport

“A jeni më i mirë se Nadal dhe Federer”? Ja përgjigja e dhënë nga Novak Djokovic

Novak Djokovic (36 vjeç) është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e tenisit për meshkuj. Ai “e lë debatin se kush është më i miri në duart e të tjerëve”

31 Dhjetor 2023, 09:00 Nga DOSJA

“A jeni më i mirë se Nadal dhe Federer”? Ja përgjigja

FRANCE - Në karrierën e tij të gjatë në “Sportin e Bardhë”, tenisti serb ka arritur të fitojë 24 turne Grand Slam dhe të qëndrojë në krye të renditjes botërore (ATP) për më shumë se 400 javë. Në fakt, dy treguesit e arritur nga Djokoviç paraqesin rekorde absolute në historinë e tenisit. 

Në një intervistë dhënë francezëve të “L’Equipe”, Novak Gjokoviç u pyet nëse e konsideron veten si tenistin më të mirë në historinë e këtij sporti dhe në mënyrë implicite, nëse ka kaluar Rafael Nadal (37 vjeç) dhe Roger Federer (42 vjeç), i tërhequr tashmë nga aktiviteti. 

Mirëpo, serbi nuk ka dhënë një përgjigje konkrete dhe ka pohuar se do t'ua lë të tjerëve të përcaktojnë se kush është tenisti më i mirë. Për më tepër, Djokoviç kësaj pyetjeje i ofroi 3 përgjigje të mundshme. 

"Së pari, "Unë jam më i miri". Nëse do të them kështu, disa do të thonë: 'Ai është mendjemadh! Ai nuk i respekton të tjerët'. E dyta është të thuash: “Unë nuk mendoj se jam më i madhi”, duke mos u mburrur se jam krejtësisht modest, gjë që është e mundur.

Dhe e treta: “Unë jam ky që jam, jam krenar për atë që kam arritur, por respektoj edhe mendimet e tjera, duke e lënë debatin se kush është më i miri në duart e të tjerëve.  Opsioni i tretë është gjithashtu përgjigja ime përfundimtare”,- tha Gjokoviç, sipas “L’Equipe”. 

5 muaj para ditëlindjes së tij të 37-të, Novak Gjokoviç është në vendin e parë në renditjen e ATP-së. Rafael Nadal, rivali i përhershëm i serbit, renditet i 670-ti në ATP (spanjoli nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga mesi i janarit, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ijë). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll