Sport

Ja çfarë po bën ish-ylli belg Eden Hazard, gati tre muaj pas tërheqjes nga futbolli…

Eden Hazard (32) u tërhoq nga futbolli në vjeshtë, pasi Real Madridi i ndërpreu kontratën në verë.

31 Dhjetor 2023, 10:30 Nga DOSJA

Ja çfarë po bën ish-ylli belg Eden Hazard, gati tre muaj pas

SPANJE - Para se të tërhiqej nga futbolli, Eden Hazard kishte një ofertë të madhe nga Arabia Saudite, por padyshim që ai e hodhi poshtë.

Eden Hazard u tërhoq zyrtarisht nga futbolli më 10 tetor 2023 dhe tani ai ka “ndjekur gjurmët” e një ish-kolegu nga Real Madrid. Ashtu si Gareth Bale (34 vjeç), ish-kolegu i tij nga Real Madrid, i pensionuar nga futbolli që në fillim të vitit, Eden Hazard filloi të luante golf.

Ja çfarë po bën ish-ylli belg Eden Hazard, gati tre muaj pas

Gjithsesi, ish-lojtari i Real Madridit duket se po e shijon kohën që ka tani. Ai ka luajtur me Lille, Chelsea dhe Real Madrid, janë skuadrat për të cilat Eden Hazard luajti midis 2008 dhe 2023 dhe doli në pension kur ishte vetëm 32 vjeç

Së fundmi, në fushën e futbollit është rikthyer edhe Eden Hazard. Ish-futbollisti luajti në një ndeshje bamirësie përkrah legjendave si Didier Deschamps, Laurent Blanc apo Christian Karembeu. 

Në fund të ndeshjes, belgu u pyet se pse e la futbollin dhe le të kuptohet se nuk po argëtohej më në fushë. Përveç kësaj, ai zbuloi se nuk donte të shkonte në Arabinë Saudite për para. 

“Në jetë nuk mund të shpjegosh gjithçka, por unë jam në paqe me veten dhe jam i lumtur. Nuk dua të them se ishte e vështirë, por nuk ishte e lehtë as për mua. Unë kam qenë duke menduar për këtë për një kohë, dhe kjo më ndihmoi. Kam kaq shumë gjëra për të bërë përveç futbollit, saqë ishte më e lehtë ta merrja këtë vendim. 

Tashmë po mendoja për pensionin që kur vendosa të mos shkoja në kombëtare. Unë vija nga një periudhë e vështirë te Real Madrid dhe gjithmonë kam thënë se do të ndaloja sapo të ndaloja së argëtuari në fushë. Nuk doja të luaja për para dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë. Nuk më pëlqente të stërvitesha më dhe nuk luaja më”,- ka thënë Eden Hazard, sipas “FootMercato”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll