Bota

Lideri i opozitës në Portugali hetohet për evazion fiskal

Luís Montenegro, është nën hetim për evazion fiskal, për ndërtimin e një vile në plazhin e qytetit bregdetar të Espinhos, nga e cila dyshohet se ka marrë përfitime të paligjshme tatimore.

30 Dhjetor 2023, 22:26 Nga A.TH
Lideri i opozitës në Portugali hetohet për evazion fiskal
luis montenegro

PORTUGALI- Lideri i partisë kryesore opozitare në Portugali, Luís Montenegro është nën hetim për evazion fiskal, për ndërtimin e një vile në plazhin e qytetit bregdetar të Espinhos, nga e cila dyshohet se ka marrë përfitime të paligjshme tatimore.

Hetimi për Montenegro nisi nga tre ankesa anonime dhe, sipas disa burimeve, lidhet me të ashtuquajturin operacion 'Vortex', një hetim që synon hetimin e transaksioneve të dyshimta të pasurive të paluajtshme dhe që janarin e kaluar çoi në arrestimin e kryebashkiakut socialist të Espinhos, Miguel Reis.

Për të njëjtën çështje është nën hetim edhe kryetari i mëparshëm, socialdemokrati Joaquim Pinto Moreira, i cili për shkak të skandalit duhej të jepte dorëheqjen si nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate.

luis montenegro portugali

Sondazh

Poll