Bota

Sulmi ukrainas në Belgorod, Moska thërret Këshillin e Sigurisë të OKB

Misioni rus në OKB bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të shtunën për të diskutuar sulmet në Belgorod.

30 Dhjetor 2023, 22:24 Nga A.TH
Sulmi ukrainas në Belgorod, Moska thërret Këshillin e
foto ilustruese

MOSKË- Rusia kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së OKB-së të shtunën, duke akuzuar Ukrainën se kishte shënjestruar civilët në qytetin Belgorod, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

"Ishte një sulm nuk do të kalonte pa u ndëshkuar", deklaroi Moska. Sulmi erdhi një ditë pasi Ukraina tha se një breshëri sulmesh me raketa ruse në disa qytete kishte vrarë të paktën 39 persona, duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Belgorod shtrihet rreth 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën dhe është goditur vazhdimisht nga ato që Moska thotë se janë granatimet pa dallim nga forcat e Kievit. Pamjet e pa verifikuara treguan mbeturina të shpërndara nëpër rrugë dhe tymi që dilte nga makinat e djegura në qendër të qytetit, shkruajnë mediat e huaja. Rusia pretendon se dy raketa Vilkha dhe raketa të prodhimit çek u përdorën në sulm.

Misioni rus në OKB bëri të ditur se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të shtunën për të diskutuar sulmet në Belgorod. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të flasin të dielën, në prag të Vitit të Ri, ndërsa konflikti po i afrohet përvjetorit të dytë në shkurt.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll