Bota

Në prag të Vitit të Ri/ Anullohen udhëtimet me tren të linjës Londër-Paris pas përmbytjes së tunelit anglez

Britania e Madhe është goditur nga erërat e forta dhe shiu i dendur i sjellë nga stuhia Gerrit gjatë gjithë periudhës festive.

30 Dhjetor 2023, 18:50 Nga A.TH
Në prag të Vitit të Ri/ Anullohen udhëtimet me tren të
pamje nga stacioni

LONDËR- Shërbimet e Eurostar të linjës Londër-Paris dhe anasjelltas u anuluan sot pasi tuneli që lidh Britaninë me Francën u përmbyt për shkak të lumit Thames.

Qindra udhëtarë që përpiqeshin të kalonin kanalin anglez u bllokuan në stacionin ndërkombëtar St. Pancras të Londrës dhe stacionin Gare du Nord në Paris, shkruajnë mediat e huaja. 

Eurostar, i cili drejton shërbimet nga Londra në Paris, Bruksel dhe Amsterdam, tha se anuloi të paktën 29 trena të shtunën dhe nuk pritet të kryejë asnjë shërbim për pjesën tjetër të ditës për shkak të përmbytjeve.

Inxhinierët që punojnë në tunel thanë se niveli i ujit po zvogëlohej. Britania e Madhe është goditur nga erërat e forta dhe shiu i dendur i sjellë nga stuhia Gerrit gjatë gjithë periudhës festive. Më shumë mot me stuhi dhe ndërprerje të udhëtimeve pritet gjatë fundjavës së fundit të vitit.

Shërbimet e Eurostar u ndërprenë gjithashtu pak para Krishtlindjeve për shkak të një greve të stafit në Eurotunnel. Parashikuesi i motit në Mbretërinë e Bashkuar, Met Office, tha se më shumë erëra të forta dhe shira priten të godasin Londrën dhe Anglinë jugore të shtunën. Era pritet të fryjë deri në 80 km/h, sidomos në zonat bregdetare.

eurostar

Sondazh

Poll