Bota

Sulmi ajror në Siri vret 6 militantë të mbështetur nga Irani, SHBA mohon autorësinë

Dy anëtarë të milicisë deklaruan se katër nga militantët e vrarë ishin nga grupi i fuqishëm i Hezbollahut të Libanit, ndërsa dy të tjerët ishin sirianë

30 Dhjetor 2023, 18:59 Nga A.TH
Sulmi ajror në Siri vret 6 militantë të mbështetur nga
foto ilustruese

BAGDAD- Tre sulme ajrore në Sirinë lindore, pranë një kalimi strategjik kufitar me Irakun, vranë gjashtë militantë të mbështetur nga Irani.

Associated Press shkruan se sulmet në rajonin kufitar të Boukamal erdhën disa orë pasi një grup ombrellë i militantëve irakianë të mbështetur nga Irani, i njohur si Rezistenca Islamike, mori përsipër një sulm në një bazë ushtarake amerikane në qytetin Irbil të Irakut verior.

Grupi ka kryer mbi njëqind sulme ndaj pozicioneve të SHBA-së në Irak dhe Sirinë lindore që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Dy anëtarë ië milicisë deklaruan se katër nga militantët e vrarë ishin nga grupi i fuqishëm i Hezbollahut të Libanit, ndërsa dy të tjerët ishin sirianë. Nga sulmi pati edhe dy të plagosur.

Ndërkohë, një grup aktivistësh që mbulon lajmet në zonë, Deir Ezzor 24, tha se sulmet ajrore goditën dy baza militante dhe një magazinë armësh që sipas tij ishte e pajisur së fundmi me raketahedhës dhe municione.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se përveç magazinës së armëve, sulmet kishin në shënjestër një autokolonë militantësh që kishte mbërritur në Siri nga Iraku si dhe një bazë ushtarake ku anëtarët e lidhur me Gardën Revolucionare paraushtarake të Iranit po kryente stërvitjen. Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk kryen asnjë sulm.

siri

Sondazh

Poll