Politike

A vazhdon Ballkani i Hapur? Rama: Ne jemi pjesë, nuk hapet dhe mbyllet nga unë

Po ashtu Rama tha se pak javë më parë në Beograd u mbajt paniri i verës, ku morën pjesë edhe prodhues shqiptarë.

30 Dhjetor 2023, 14:24 Nga I.A
A vazhdon Ballkani i Hapur? Rama: Ne jemi pjesë, nuk hapet dhe mbyllet nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është tërhequr nga nisma Ballkani i Hapur dhe se kjo nismë nuk është mbyllur. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama thotë se kjo nsimë e ka kryer misionin e saj, por Shqipëria vazhdon të jetë pjesë. Po ashtu Rama tha se pak javë më parë në Beograd u mbajt paniri i verës, ku morën pjesë edhe prodhues shqiptarë.

Pjesë nga Intervista:

A jeni tërhequr nga Ballkani i Hapur?

Rama: Nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës dhe person nga njëra palë. Nuk kam thënë që kam mbyllur Ballkanin e hapur se është edhe si shprehje qesharake. Kam thënë diçka tjetër, që është thënë në një kontekst të caktuar. Kam thënë që e ka kriter misionin, por që nisma në vetvete është një nismë si të tjerat, që nuk hapet dhe mbyllet nga unë. Nëse panairi i verave në Beograd është produkt i asaj nisme u zhvillua para pak javësh dhe morën pjesë prodhues nga Shqipëria dhe gjithë Europa dhe disa morën medalje ari në panair.

Po Shqipëria është pjesë?

Rama: Është Shqipëria, se shqipja është shumë e pastër.

edi rama

Sondazh

Poll