Politike

Sulmet kibernetike, Rama: AKSHI ska lidhje, sulmi ishte i egër, por dëmi i madh u evitua

Po ashtu ai ka theksuar se qeveria do të çoj në Kuvend, ligjin për sigurinë kibernetike. 

30 Dhjetor 2023, 14:10 Nga I.A
Sulmet kibernetike, Rama: AKSHI ska lidhje, sulmi ishte i egër, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se AKSHI nuk ka lidhje me infrastrukturën që hoston Parlamentin. Rama në konferencën me gazetarët, ka deklaruar se sulmi ndaj Kuvendit ka qenë i egër, por dëmi i madh është evituar. Po ashtu ai ka theksuar se qeveria do të çoj në Kuvend, ligjin për sigurinë kibernetike. 

“Për cfarë duhet të komunikoj me AKSHI-n e keni bërë si një fjalë që e përdorni sa herë ndodh dicka me teknologjinë. AKSHI jo vetëm nuk ka asnjë lidhje, por asnjë infrastrukturë që hostohet, është në zonën që mbulon AKSHI nuk është prekur, sulmi mbi infrastrukturën që mbulon AKSHI është kthyer pas. Parlamenti ka një hostim të vetin, ashtu sikundër edhe disa institucione. Qeveria ka vendosur të cojë në kuvend ligjin, për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet përfshi edhe gjykatat, që janë jashtë cdo lloj orbite do futen nën një ombrellë, që është garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Është një infrastrukturë që po ngrihet dhe është e gatshme të hostojë të gjitha. Trashëguam një Bathore dixhitale, tani jemi shumë më të avancuar dhe na duhet të konsolidojmë gjithë infrastrukturën, edhe sektori privat të marrë masa që janë masa që do imponohen nga ligji për sigurinë kibernetike. Do detyrojë të gjitha kompanitë t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike sic bën gjithë bota. Sulmi ka qenë i egër, por është evituar dëmi i madh. Por duhet të mësohemi, të gjitha vendet sulmohen, ndodhin hatara, deri tani të mos qahemi” u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll