Sport

Përgjigje jo vetëm për Leo Messin dhe Tata Martinon: "Do të qëndroj këtu!"

Mbrojtësi argjentinas do të respektojë kontratën që e bashkon atë me Bocan, që do të skadojë vetëm në dhjetor 2025.

30 Dhjetor 2023, 14:20 Nga DOSJA

Përgjigje jo vetëm për Leo Messin dhe Tata Martinon: "Do

SHBA - Inter Miami dëshiron të forcojë skuadrën për të përballur sezonin e ri me synimin për të hyrë në “play-off” për titullin MLS. Pas ardhjes së Luis Suarez, ata i vunë objektivat e tyre dy futbollistë të Boca Juniors: mbrojtësi Marcos Rojo dhe Cristian Medina. 

Vetë Leo Messi dhe trajneri Tata Martino do t’i kishin telefonuar Rojon për të provuar të bindin ish-lojtarin e Manchester United që të luante sezonin e ardhshëm në Miami. Por sipas “Clarín”, futbollisti do ta kishte refuzuar ofertën e ekipit të kryesuar nga David Bekcham.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DORJU ™ (@dorjuoficial)

"Unë po qëndroj këtu,"- mësohet se i ka shkruar Rojo Riquelme, shefit të Boca-s, në një mesazh WhatsApp dhe kështu informoi Botën, që ai do të respektojë kontratën që e bashkon atë me Bocan, që do të skadojë vetëm në dhjetor 2025.

Një mesazh me të cilin ai jo vetëm që do ta kishte përjashtuar largimin e tij në Inter Miami, por edhe do t'ia mbyllte derën propozimit që i erdhi nga Palmeiras në Brazil. 

Udhëheqja e klubit argjentinas i bëri të ditur Rojos, se ideja është të krijojë një ekip nën drejtimin e tij me idenë se Boca do të jetë protagoniste në të gjitha garat që do të vijnë në 2024, përtej moskualifikimit për të konkurruar në Copa Libertadores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll