Politike

"Ndjek axhendën e qeverisë"/ Berisha sulmon kreun e SPAK: Altin Dumani dhe Rama janë takuar dy herë brenda dy javëve

Ai e quajti procesin e tij të jashtëligjshëm dhe që sipas tij i ngjan procesit të Kafkës. 

29 Dhjetor 2023, 20:58 Nga h.k
"Ndjek axhendën e qeverisë"/ Berisha sulmon kreun e SPAK:
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar të akuzojë SPAK-un si një organ në shërbim të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama. Berisha i ftuar në RTSH tha se Rama dhe Dumani janë takuar dy herë në harkun kohor të dy javëve të fundit. Ai e quajti procesin e tij të jashtëligjshëm dhe që sipas tij i ngjan procesit të Kafkës. 

Berisha: Si mund të mendoni ndryshe, kur i gjithë establishmenti i diktaturës së bandave u vu në garë se kush të dëshmojë më shumë zellin në hakmarrjen e tij politike në funksion të Edi Ramës. Procesi është orvellian, është kafkian. Procesi tregoi të gjithë shëmtinë e këtij regjimi, që s’ka ligje, s’ka moral. Përsa i përket proamerikanizmit, nuk mund të them se çfarë përfaqëson, por ai ndjek axhendën e Edi Ramës. Kam denoncuar në gusht dy takime të tij të fshehta, jozyrtare me Edi Ramën. Është takuar 2 herë me të në harkun kohor dyjavor. Përkundrazi, më frymëzon më shumë. Nuk fitohet kurrë një betejë pa frymëzim. Frymëzimi është energjia e çdo fitoreje. Ka 120 mijë mënyra për t’ia komunikuar këtë frymëzim elektoratit. Nuk ka mure, nuk ka pengesa që ndalojnë komunikimin  e idealeve. 

sali berisha

Sondazh

Poll