Sport

Shearer “futet mik” te Newcastle: "De Gea është atje, i lirë dhe pa kontratë..."

Lavdia e dikurshme e stemës së “Magpie” kërkon nënshkrimin e ndërkombëtarit spanjol

29 Dhjetor 2023, 17:12 Nga DOSJA

Shearer “futet mik” te Newcastle: "De Gea është atje,

ANGLI - Alan Shearer është një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit anglez dhe një nga figurat më të mëdha të Newcastle. Ai mbetet i dashuruar me emblemën e “harpës” dhe, për këtë arsye, nuk u shmang të lërë një sugjerim për drejtuesit e klubit për përforcimin më të mirë të portës.

Në një kohë kur Nick Pope është i dëmtuar dhe Martin Dubravka e ka bërë punën në portë pa shumë shkëlqim, Shearer e ka zgjidhjen...

"Mendoj se në tregun e transferimeve duhet të nënshkruajmë një portier dhe një sulmues. Fat i mirë në përpjekje për të gjetur një sulmues të mire, që nuk kushton shuma absurde. Pastaj, duhet gjithashtu një portier dhe De Gea është atje, i lirë dhe pa kontratë, e di që rroga do të ishte e madhe, por e vërteta është se ne nuk do ta paguanim transferimin”,- ka theksuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll