Sport

Fundi i një cikli: Hugo Lloris do të shkojë në MLS, pas 11 vitesh te Tottenham...

Portieri francez ende nuk është thirrur për t’u aktivizuar nga trajneri Ange Postecoglou

29 Dhjetor 2023, 17:19 Nga DOSJA
Fundi i një cikli: Hugo Lloris do të shkojë në MLS, pas 11

ANGLI - Portieri i famshëm francez Hugo Lloris tashmë i ka bërë gati valixhet për të udhëtuar drejt Major League Soccer, ku do të përfaqësojë ngjyrat e Los Angeles FC.

Që nga ardhja e trajnerit Ange Postecoglou nga skuadra skoceze Celtic, francezi nuk është thirrur për t’u aktivizuar. Për më tepër, ndeshja e fundit në të cilën Lloris ishte mes shtyllave të portës së Spurs ishte humbja kaotike kundër Newcastle, 6-1, në prill.

Pas 11 vitesh me klubin londinez, portiere Hugo Lloris e kupton se është koha për të hedhur një hap të ri në karrierën e tij, duke u futur në ligën kryesore në Shtetet e Bashkuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll